Kinë: Akuza të rënda ndaj Bo Xilait

Media shtetërore kineze tha se politikani i diskredituar i partisë komuniste është akuzuar për korrupsion, përvetsim dhe abuzim pushteti

Media shtetërore kineze tha se politikani i diskredituar i partisë komuniste Bo Xilai është akuzuar për korrupsion, përvetsim dhe abuzim pushteti.


Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua tha se Bo u akuzua sot në Jinan, kryeqyteti i provincës bregdetare Shandong.

Në aktakuzë, prokurorët akuzojnë zotin Bo se ka përfituar nga pozita e tij si nëpunës civil duke “kërkuar përfitime nga të tjerët”.

Aty thuhet se ai ka pranuar “shuma të mëdha” parash dhe pasurish. Njoftimi nuk jep hollësi për kohën kur pritet të fillojë gjykimi për politikanin.


Rënia e tij filloi shkurtin e kaluar, kur ish shefi i policisë e akuzoi atë se kishte patur rol në mbulimin e vrasjes së një biznesmeni britanik nga bashkëshortja e tij.