Në Kosovë ka vazhduar jehona e situatës së krijuar pas publikimit të disa bisedave telefonike të përgjuara që pretendohet të jenë zhvilluar ndërmjet shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministres për integrime evropiane, Vlora Çitaku, ish shefit të Shërbimit Informativ Kadri Veseli dhe kryetarit të komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.
Qeveria thotë se bisedat e publikuara në Youtube, janë të falsifikuara dhe të paligjshme. Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi që është subjekti më i përmendur në bisedat e publikuara, tha sot nëpërmjet një komunikate, se nëse janë të falsifikuara, atëherë personat e përfshirë në këto biseda mund të ngrenë padi kundër fallsifikatorëve. Ndërsa, nëse janë të vërteta, thekson zoti Krasniqi, nuk është habi, meqë bisedat private, jashtë kamerave, nxjerrin në shesh karakteret e vërteta të disa personaliteteve, që kanë shqetësime, nga pamundësia për të imponuar pikëpamjet e tyre në skenën publike. Zyrtarët e EULEX-it, duke shprehur keqardhjen që regjistrimet janë publikuar, kanë vërtetuar se ato ishin pjesë e një procesi gjyqësor që është duke u zhvilluar dhe se ato i janë dorëzuar drejtësisë. Një prej proceseve më të bujshme që zhvillohen aktualisht në Kosovë është ai rreth ish ministrit te transporteve dhe telekomunikacionit Fatmir Limaj, njëkohësisht nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Njeri nga personat e përfshirë në përgjime është Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe ish zëvendës ministër në ministrinë e transporteve kur ajo drejtohej nga zoti Limaj. Zhvillimet rreth publikimit të bisedave të përgjuara kanë nxitur edhe reagimet e partive politike që kërkojnë ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje.