Nënpresidenti amerikan Joe Biden u takua dje në Uashington me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç. Në përfundim të takimit, zyra e nënpresidentit Biden nxori një deklaratë për shtyp ku thuhet se zoti Biden kishte ritheksuar në takim angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një partneritet të fortët dypalësh me Serbinë. Nënpresidenti përgëzoi Kryeministrin Daçiç mbi marrëveshjen fillestare për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Kjo marrëveshje, thuhet më tej në deklaratë, mbart shpresën e avancimit të aspiratave evropiane për të dy vendet si dhe për të garantuar një të ardhme të begatë dhe paqësore për qytetarët e tyre. Kryeministri Daçiç dhe qeveria e tij, thuhet në deklaratë, treguan udhëheqjen dhe përkushtimin e nevojshëm për të marrë këtë hap të rëndësishëm.
Nënpresidenti Biden theksoi rëndësinë që Serbia dhe Kosova të punojnë me ngulm për të përmbushur angazhimet e dialogut dhe për të zbatuar plotësisht marrëveshjen. Nënpresidenti Biden u bëri thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë këtë shans historikt për të çuar përpara vendet e tyre.