Komandantët e Forcës Demokratike Siriane që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, thonë se janë të angazhuar në luftime intensive ndërsa përpiqen të marrin kontrollin e enklavës së fundit të kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it në Siri.
Të dielën një zyrtar i medias i kësaj force i tha agjencisë Reuters se parashikonin që luftimet pranë kufirit me Irakun do të ishin vendimtare.
Rreth 15 mijë pjesëtarë të Forcës Demokratike Siriane që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, ndërmorën sulmin e fundit ndaj enklavës së vogël të ISIS-it në fshatin Baghuz në verilindje të Sirisë të premten vonë, me ndihmën e avionëve dhe artilerisë së Shteteve të Bashkuara dhe artilerisë.
Të shtunën në mëngjes, megjithë luftimet intensive, zyrtarët ishin të bindur se beteja nuk do të zgjaste shumë.