Berisha, thirrje për fushatë të qetë zgjedhore

  • Zëri Amerikës

Berisha, thirrje për fushatë të qetë zgjedhore

Në Shqipëri kryeminstri Sali Berisha bëri sot thirrje për zhvillimn e një fushate të qetë zgjedhore duke kërkuar nga të gjitha forcat politike dhe përkrahësit e tyre të shmangin aktet e dhunës.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha përsëriti edhe një herë rëndësinë që zgjedhjet të zhvillohen sipas standarteve duke nënvizuar faktin se ato do të kenë ndikim edhe në ecurinë e procesit të integrimit europian të vendit.

Kjo çështje është ngritur edhe në takimin që ai ka patur me zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian Stefano Sannino sipas të cilit përfundimet e Vëzhguesve të ODHIR do jenë pjesë e rëndësishme e vlerësimit në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë në fund të vitit.