SHBA: Ben Bernanke mbron përpjekjet për të nxitur rritjen ekonomike në SHBA

  • Zëri Amerikës

SHBA: Ben Bernanke mbron përpjekjet për të nxitur rritjen ekonomike në SHBA

Kreu i Bankës Qendrore amerikane mbrojti përpjekjet për të nxitur rritjen ekonomike duke hedhur qindra miliardë dollarë në treg.

Ben Bernanke u tha homologëve të tij në një takim në Gjermani sot se mënyra më e mirë për të ndihuar ekonominë globale është rritja në Shtetet e Bashkuara. Ekonomia amerikane është më e madhja në botë.

Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara është 9 presje 6 përqind. Zoti Bernanke tha se pa veprimin e debatueshëm të bankës, papunësia mund të rritet edhe më tej.

Ai u bëri thirrje vendeve të lejojnë forcat e tregut të vendosin normat e këmbimit monetar. Kjo lë të kuptohet se Kina duhet të ndalë ndërhyrjen për ta mbajtur të ulët vlerën e monedhës së saj.

Plani amerikan është kritikuar nga Gjermania dhe Brazili si dhe nga republikanët e opozitës.