Vdes në moshën 95-vjeçare humoristi Norman Wisdom

  • Zëri Amerikës

Vdes në moshën 95-vjeçare humoristi Norman Wisdom

Komediani britanik Norman Wisdom, i njohur si për zhanrin e komedisë ashtu edhe të dramës, ka ndërruar jetë në një shtëpi pleqsh të hënën në moshën 95 vjeçare.

Familja e tij thotë se ai ka qënë me shendet të dobët prej disa muajsh.

I lindur në një familje të varfër, Wisdom u bë një nja aktorët më të dashur të filmave komik në Britani në vitet 1950 dhe 1960. Roli që ai luante me veshjen tradicionale me kapele bezi dhe xhaketë që ishte shumë e vogël për të, u bë shumë i dashur për publikun. Në mendjen e tifozëve kanë mbetur rastet kur ai binte në puseta, bllokohej në dyertë që silleshin apo kur rrëzonte tabakatë me pjata.

Britaniku Norman Wisdon ishte tejet popullor në Shqipëri, ku arriti të bëhej një figurë kulti. Filmat e tij ishin të vetmet komedi nga perëndimi të lejuara nën diktaturën e egër komuniste të Enver Hoxhës.

Wisdom më pas u bë një portret i televizionit britanik. Ai luajti role dramatike dhe nuk i mungoi as skenës në Broadway por as Hollivudit.