Maria Kolesnikova, një nga drejtueset e protestave masive kundër presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, vitin e kaluar, u dënua të hënën me 11 vjet heqje lirie, njoftuan agjencia shtetërore e lajmeve Belta dhe opozita bjelloruse.
Maria Kolesnikova, 39 vjeç, u arrestua pasi grisi pasaportën e saj për të parandaluar forcat bjelloruse të sigurisë që ta dëbonin atë në kufirin ukrainas në shtator të vitit 2020.
Lexoni edhe këtë Bjellorusi, arrestohet në kufi opozitarja Maria KolesnikovaMuzikantja e shndërruar në politikane, u bë një nga fytyrat e lëvizjes opozitare masive gjatë zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit 2020, për të cilat protestuesit thonë se ishin manipuluar nga presidenti Lukashenko.
Lukashenko, i cili ka mohuar të ketë kryer mashtrim elektoral, është në krye të ish-republikës sovjetike që nga viti 1994 dhe është përballur me sanksione të reja perëndimore që kur filloi një shtypje të dhunshme të kundërshtarëve të tij.
Maria Kolesnikova dhe një tjetër udhëheqës i lartë opozitar, Maxim Znak, u akuzuan për ekstremizëm dhe përpjekje për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme. Të dy mohuan akuzat që zonja Kolesnikova i quajti absurde.
Maxim Znak u dënua me 10 vjet heqje lirie.
Pamjet e publikuara nga kanali Sputnik Bjellorusia, shfaqën të dy në një kafaz qelqi përpara vendimit. Zonja Kolesnikova ngriti duart e prangosura për të bërë shenjën e zemrës dhe buzëqeshi për kamerat.
"Maria dhe Maximi janë heronj për bjellorusët. Regjimi dëshiron që ne t'i shohim ata të dërrmuar dhe të rraskapitur. Por shikoni - ata janë duke buzëqeshur dhe vallëzuar", tha udhëheqësja e opozitës në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya në twitter. "Ata e dinë - ne do t'i lirojmë shumë më herët se këto 11 vjet. Dënimet e tyre nuk duhet të na trembin - Maksimi dhe Maria nuk do ta donin këtë".
Gjyqi, i cili filloi muajin e kaluar, ishte i mbyllur për publikun për shkak të “sigurisë kombëtare”. Rrethanat e rastit, hetuesit dhe dëshmitarët nuk u zbuluan. Dhjetëra njerëz i shfaqën në ndërtesën e gjykatës të hënën, sipas disa videove që janë publikuar në rrjetet sociale.
Maria Kolesnikova ishte në mesin e dhjetëra mijëra njerëzve të arrestuar pas fillimit të protestave.
Maria Kolesnikova, bashkoi forcat me dy gra të tjera - Sviatlana Tsikhanouskaya dhe Veronika Tsepkalo, për të udhëhequr fushatën e opozitës kundër presidentit Lukashenko, pasi që kandidatëve burra të profilit të lartë u që ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje.
Lexoni edhe këtë Bjellorusia dënon me 14 vjet heqje lirie ish-kandidatin për presidentViktor Babariko, një nga burrat që u përpoq t’i kundërvihej Lukashenkos, u dënua me 14 vjet heqje lirie në muajin korrik.