Kënga e njohur “The Monster”, interpretuar nga Eminem dhe Rihanna, është krijim i një shqiptaro-amerikaneje. Ajo quhet Bebe Rexha dhe është vetë një këngëtare e re që po fillon të bëjë emër. Për të mësuar mbi historinë e këngës “The Monster” dhe për karrierën e krijueses së saj, gazetari Julian Zyla i Zërit të Amerikës i mori Bleta (Bebe) Rexhës një intervistë.
Zëri i Amerikës: Dy këngëtarë shumë të njohur, Eminem dhe Rihanna, bashkëpunuan sërish për të kënduar “The Monster”. Kënga arriti vendin e parë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira të revistës Billboard. Por, versioni origjinal i këngës, me refrenin pothuajse të pandryshuar janë tuajat. Na tregoni më tepër, si ndodhi kjo?
Bebe Rexha: Unë kam pasur kontratën time të parë me shtëpinë diskografike Island Def Jam kur isha 19 vjeç. Por ata u tërhoqën nga marrëveshja dhe unë isha shumë e trishtuar dhe e stresuar prej kësaj. Një ditë, gjatë asaj kohe, krijova këngën “Monster Under My Bed”, me miqtë e mi në studio dhe ne po punonim mbi një disk për të gjetur një shtëpi diskografike tjetër. Pasi e kishim mbaruar këngën një miku im ia tregoi atë dikujt tek Shady Records, që është shtëpia diskografike e Eminem, dhe kur Eminem e dëgjoi këngën ai vendosi menjëherë se e deshte këngën për vete. Më pas ata morën Rihannën për të kënduar refrenin. Unë e kam dëgjuar këngën për herë të parë në radio. Ishte diçka e pabesueshme.
Zëri i Amerikës: Pra, ju nuk e dinit që kjo po ndodhte, që ai kishte zgjedhur këngën tuaj për ta përfshirë në albumin e tij të ri?
Bebe Rexha: Jo, unë nuk dija asgjë. E mora vesh kur Eminem dhe Rihanna vunë në faqet e tyre në Facebook titullin e këngës: The Monster. Nuk mund ta besoja, ishte diçka fantastike. Pra nuk isha aspak në dijeni që kjo po ndodhte. Në fakt, ishte mamaja ajo që më telefonoi dhe më tha: “Kontrollo faqen e Facebook-ut të Eminem. Ai sapo publikoi diçka për ‘The Monster’”. Në ato momente unë isha në Los Anxhelos duke regjistruar në studio për albumin tim debutues dhe kur pashë që ai kishte shkruar për këngën, u gëzova jashtë mase, ishte një gjë e mrekullueshme.
Zëri i Amerikës: Si autore tekstesh, ju keni shkruar “The Monster” dhe këngë të tjera si “Like a Champion” për Selena Gomez. Megjithatë, ju jeni një këngëtare, e cila sapo ka publikuar në internet këngën e saj të parë si artiste solo “I Can’t Stop Drinking About You”, pjesë e albumit debutues. Çfarë mund të na thoni për karrierën tuaj si këngëtare?
Bebe Rexha: Sa i përket së shkuarës, unë isha në një grup me Pete Wentz të quajtur Black Cards. Pete Wentz është anëtar i grupt Fall Out Boy. Pra, Black Cards ishte grupi i mëparshëm ku unë isha këngëtare, duke bashkëpunuar me shtëpinë diskografike Island Def Jam. Pasi kjo shtëpi diskografike hoqi dorë nga kontrata me mua, unë nisa të punoj me artistë si Selena Gomez, Nikki Williams, si dhe me shumë DJ që po fitojnë famë, si Cash Cash. Tani po punoj me albumin e ri të David Guetta-s. Unë nisa të shkruaj më tepër tekste këngësh në mënyrë që të mund të punoja me projektet e mia.
Zëri i Amerikës: Bebe, prindërit tuaj janë shqiptarë. Cila është historia juaj e familjes dhe çfarë domethënie ka pasur kjo gjë për për ju?
Bebe Rexha: Babai im është nga Dibra, në Maqedoni. Ai erdhi këtu në SHBA në vitet 1980 me nënën time. Prindërit e nënës sime janë nga Gostivari. Ne na pëlqen ta mbajmë kulturën tonë dhe unë jam shumë e lidhur me familjen dhe rrënjët e mia. Mundohem që të shkoj në Maqedoni për të vizituar familjarët e mi të paktën një herë në vit, pasi familja është shumë e rëndësishme për mua. Shumë shpesh kemi dasma e ngjarje të tilla, kështu që me prindërit e mi i vizitojmë shpesh familjarët atje.
Zëri i Amerikës: Si është e organizuar dita juaj? Sa kohë i kushtoni të shkruarit, të kënduarit apo gjërave të tjera?
Bebe Rexha: Të jem e sinqertë, nuk ndalem kurrë. Zgjohem herët në mëngjes dhe shkoj në studio. Më pas menaxheri më telefonon dhe më thotë se çfarë programi kemi. Ndonjëherë më duhet të bëj gati valixhet sepse mund të më duhet të udhëtoj. Nesër, për shembull, do të shkoj në Suedi. Kur të jem atje do të punoj për këngë të reja, për rreth dy javë. Pra, dita ime është shumë e zënë, nuk ndalem asnjëherë. Ky është pasioni im i vërtetë dhe e dua shumë profesionin tim. Pra, muzika është diçka me të cilën merrem 24 orë në ditë, pasi është diçka që dashuroj.
Zëri i Amerikës: A ka një ndonjë moment ose ngjarje që ju ka lënë mbresa më shumë se të tjerat dhe për të cilën i jeni vërtet mirënjohëse karrierës suaj?
Bebe Rexha: Një herë isha e ftuar në një festival në Londër, Hard Rock Calling, që është si festivalet që kemi shpesh dhe këtu në SHBA ku marrin pjesë 10 ose 15 artistë të mëdhenj, dhe organizatorët atje na thanë se grupi ynë, Black Cards, do të interpretonte në hapje të një koncerti të madh. Kur shkova atje, pashë që bëhej fjalë për Bon Jovi-n. Kur u ngjita në skenë, isha përballë 60 mijë njerëzve. Nuk mund ta besoja që ndodhesha përballë kaq shumë njerëzve, madje pata dhe mundësi të takoja Bon Jovi-n pas kuintave. Ai ishte një moment i madh dhe shumë special për mua.
Zëri i Amerikës: Çfarë është ajo që vërtetë do të donit të arrinit në karrierën tuaj, qoftë ndonjë ëndërr apo qëllim?
Bebe Rexha: Sinqerisht, unë thjesht dua që muzika ime të dëgjohet. Shkruaj shumë prej këngëve të mia që të ndihmoj njerëzit. Nuk ka rëndësi nëse janë 10 njerëz apo 1 milion, thjesht dua që muzika ime të mund të ndihmojë të tjerët. Për shembull, kënga e Eminemit dhe Rihannës, Moster Under My Bed, është për momentet kur ndonjëherë mendojmë se jemi pak të çmendur, ose të papërshtashmëm, apo jo perfektë. Kënga thotë se mund ta pranojmë veten ashtu siç jemi, me çmendurinë që kemi, me të qenit jo perfektë. Të pranosh gjithçka duke thënë se “jam mik me monstrat nën shtrat dhe flas me zërat në mendjen time” por jam në rregull me këtë gjë dhe e dua vetveten. Pra, të ndihmoj njerëzit në botë: ky mendoj se është qëllimi im, ëndrra ime.
Zëri i Amerikës: A keni një artist të preferuar ose dikë që e konsideroni si një model për ju?
Bebe Rexha: Më pëlqen shumë grupi The Cranberries, më pëlqen pa dyshim Madonna, por gjithashtu Michael Jackson; Lauryn Hill, pra grupi The Fugees. Më pëlqen shumë muzika rap, muzika klasike, dhe shumë artistë e lloje të tjera muzike, por këta janë disa nga të preferuarit e mi.
Zëri i Amerikës: Kur parashikoni të publikoni albumin tuaj dhe cilat janë planet për të ardhmen e afërt dhe të largët?
Bebe Rexha: Tani po punoj me shtëpinë time diskografike, Warner Brother Records, me të cilën kanë punuar artistë si Madonna dhe Prince dhe jam e lumtur për këtë. Me ta po përgatitemi për publikimin e gjerë të këngës “I Can’t Stop Drinking About You”, më datë 1 qershor. Më pas do të vijë dhe publikimi i albumit, ndoshta pas 3 ose 4 muajsh. Do të jetë një përvojë e bukur. Do të bëjmë gjithashtu dhe promovim e albumit, i cili do të publikohet në të gjithë botën dhe jam shumë entuziaste për gjithçka. Jam me fat, sepse kam shumë mbështetje nga shtëpia diskografike, nga familja ime dhe nga komuniteti shqiptar. Jam shumë mirënjohëse për këtë.
Your browser doesn’t support HTML5