Bashkëpunim mes skulptorëve nga Shqipëria dhe Mali i Zi

  • Pëllumb Sulo

Bashkëpunim mes skulptorëve nga Shqipëria dhe Mali i Zi

10 skulptorë nga Shqipëria dhe Mali i Zi po punojnë pranë Kalasë “Rozafa” të Shkodrës, për të realizuar një numër skulpturash, të cilat do të vendosen në sheshet qendrore të qytetit. Skulptorët mbështeten nga një program i Komisionit Europian, që nxit bashkëpunimin ndërkufitar mes dy vendeve fqinjë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.