Në Shqipëri komisioni Qendor i zgjedhjeve shpalli mbrëmë, me 81 vota në avantazh, kandidatin e së djathtës Lulzim Basha fitues të zgjedhjeve në Tiranë. Zoti Basha deklaroi sot se pavarësisht entuziazmit për këtë fitore ai është i vendosur të presë përfundimin e të gjithë hallkave ligjore të procesit. Nga ana e tij kryetari socialist Edi Rama, u shpreh më vonë se ajo që kishte ndodhur në komisionin qëndror ishte një vjedhje e turpshme e për këtë arsye rezultati nuk mund të njihet. Ai konfirmoi se partia socialiste gjithashtu do të ndjekë rrugën ligjore të kundërshtimit të rezultatit duke parlajmëruar se opozita nuk ka hequr dorë nga protestat në rat se asaj nuk i njihet e drejta që i takon, tha ai.