Banorët serbë në Vushtrri kundër ndërtimit të urës në komunën e tyre

Banorët serbë në Vushtrri kundër ndërtimit të urës në komunën e tyre

Në Kosovë, grupe qytetarësh serbë të fshatit Prilluzhë të komunës së Vushtrrisë, protestuan kundër fillimit të ndërtimit të një ure që lidh fshatrat e kësaj komune me rrugën kryesore Prishtinë - Mitrovicë. Ata thanë se ndërtimi urës që lidh rreth 12 fshatra të banuara me shqiptarë, cënon sigurinë e banorëve serbë. Autoritetet komunale thonë se ura lehtëson jetën e të gjitha komuniteteve të zonës. Protestat e sotme pasojnë një periudhë tensionesh të larta në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.