Ndërkohë që në Tiranë politika është përqëndruar në debatet rreth skandaleve të korrupsionit të zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, në fshatrat e zonës së Nënshkodrës, që u përmbytën 5 herë gjatë vitit të kaluar, banorët vazhdojnë të përballen me vështirësi të shumta për t'u kthyer në jetën normale. Në përmbytjet masive të dhjetorit ata pësuan dëme të mëdha materiale, për të cilat ende nuk ka nisur një proces verifikimi dhe kompensimi nga ana e strukturave shtetërore.