Banorët e zonës së Nënshkodrës, që u përfshinë gjatë muajit dhjetor nga përmbytjet më të mëdha, të ndodhura ndonjëherë në Shqipëri, po shprehin këto ditë shqetësim për vonesat në dhënien e dëmshpërblimit të premtuar nga qeveria shqiptare për dëmet e shkaktuara. Ndërkohë, zëvendës ministri i brendshëm , Ferdinant Pone, tha sot se procedurat për miratimin e dëmshpërblimit i kanë kaluar qeverisë. Nga procesi i verifikimit të dëmeve, që u realizua gjatë muajit mars, rreth 4400 familje të Nënshkodrës do të përfitojnë nga ky dëmshpërblim.