Bankat gjermane, gati të ndihmojnë Greqinë

  • Rudina Dervishi

Bankat gjermane, gati të ndihmojnë Greqinë

Një zyrtar i lartë gjerman thotë se bankat gjermane janë gati të kontribuojnë për paketën e ndihmave për Greqinë.

Sot, Ministri gjerman i Financave Volfgang Shojbël tha se disa banka gjermane janë të gatshme të japin hua të reja për Greqinë, në vend që të kërkojnë pagesat e menjëhershme të kësteve që kapin miliarda dollarë.

Plani u njoftua pas konsultimeve mes qeverisë gjermane dhe bankierëve kryesorë.