Policia norvegjeze ka filluar publikimin e emrave të të vrarëve

  • Zëri Amerikës

Policia norvegjeze ka filluar publikimin e emrave të të vrarëve

Policia norvegjeze ka filluar publikimin e emrave të të vrarëve në shpërthimet dhe masakrën e javës së kaluar.

Policia publikoi sot katër emrat e parë të 76 viktimave - tre nga të cilët u vranë në shpërthimin në kryeqytetin, Oslo, dhe një tjetër në masakrën në një kamp rinor.

Avokati mbrojtës i norvegjezit, Anders Behring Breivik, thotë se rasti në fjalë le të kuptohet se klienti i tij është i sëmurë psiqik.

Po sot, gjatë një konference për shtyp në Oslo, avokati mbrojtës, Geir Lippestad, tha se Breivik, i cili e ka pranuar masakrën, nuk është në dijeni të numrit të të vdekurve, as të reagimit të publikut ndaj ngjarjes. Lippestad u tha gazetarëve se është shumë herët për të thënë se klienti i tij do të deklarohet si i sëmurë psiqik.

Në Uashington, presidenti amerikan Barak Obama vizitoi rezidencën e ambasadorit norvegjez për të ofruar personalisht ngushëllimet e tij për viktimat e pafajshme.

I shoqëruar nga Zv Presidenti Joe Biden, zoti Obama shprehu keqardhje të thellë për ngjarjen dhe siguroi popullin norvegjez se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë tyre.