Policia greke përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që hidhnin gurë gjatë grevës së përgjithshme sot në Athinë.
Dy sindikatat kryesore greke që përfaqësojnë punonjësit e sektorit publik dhe privat janë në grevë në përgjigje të shkurtimit të buxhetit nga kryeministri George Papandreu.
Greva ka prekur udhëtimet ajrore si dhe shkollat dhe spitalet. Sindikata e gazetarëve dhe shumë pronarë dyqanesh po marrin gjithashtu pjesë në grevë. Sindikatat janë të pakënaqura me shkurtimet e buxhetit të vendosura vitin e kaluar.