Shefja e politikës së Jashtme të BE-së bën një përpjekje për rindërtimin e marrëdhënieve mes qeverisë së përkohëshme të vendit dhe Vëllazërisë Myslimane
Shefja e politikës së Jashtme të BE-së Catherine Ashton ka shkuar në Egjipt, në përpjekje për rindërtimin e marrëdhënieve mes qeverisë së përkohëshme të vendit dhe Vëllazërisë Myslimane.
Zonja Ashton u takua me Ministrin e Jashtëm egjiptian Nabil Fahmy dhe ka në plan të mbajë bisedime me disa udhëheqës egjiptianë, përfshirë presidentin dhe kryeministrin, si dhe me zyrtarët e Vëllazërisë Myslimane dhe udhëheqës fetarë.
Ajo ka në plan të takohet edhe me shefin e ushtrisë General Abdul Fattah al-Sissi-n gjatë vizitës së saj dy-ditëshe me objektivin e ndërmjetësimit. Dje gjenerali Sissi bëri thirrje për një kalim të shpejtë qeveritar, bazuar mbi hartën politike, që parashikon zgjedhjet presidenciale pranverën e ardhshme.