88 të vdekur nga zjarri në një spital në Kalkuta të Indisë lindore

  • Zëri Amerikës

88 të vdekur nga zjarri në një spital në Kalkuta të Indisë lindore

Më shumë se 88 njerëz kanë vdekur sot si pasojë e zjarri, që ra në një spital privat në qytetin e Kalkutës në Indinë lindore.

Autoritetet thanë se zjarri u përhap në spitalin AMRI. Stacionet televizive treguan pamje të pacientëve të cilët nxirreshin me barrela e të afërm të tyre të shqetësuar që prisnin jashtë spitalit ndërsa tymi përfshinte ndërtesën shumëkatëshe.

Skuadrat e shpëtimit thyen xhamat e dritareve për të marrë disa pacientë që kishin mbetur të bllokuar, duke i vendosur më vonë në një spital tjetër aty pranë.

Kryeministri i provincës së Bengalit perëndimor Mamata Banerxhii premtoi se do të zhvillohet një hetim i plotë për këtë incident.

Zyrtarë qeveritarë kanë ngritur akuzën se disa punonjës të spitalit u larguan nga vendngjarja kur shpërtheu zjarri.