Rreth 400 mijë njerëz, amerikanë kryesisht mbi moshën 20 vjeç, vuajnë nga skleroza e shumfishtë. Ndërsa për këtë sëmundje nuk ka shërim, një studim i ri gjeti dëshmi të tjera që tregojnë se simptomat e sklerozës së shumëfishtë ose MS kanë prirje për të ndryshuar dhe sëmundja bëhet më agresive në muajt e verës.
Një studim i kryer nga Akademia Amerikane e Neurologjisë tregon se simptomat e sklerozës së shumëfishtë mund të shtohen gjatë muajve të pranverës dhe verës. Ekspertët krahasuan skanimet e trurit të 44 personave që vuanin nga skleroza e shumëfishtë dhe vunë re një shtim të dëmtimeve apo çrregullimeve funksionale, gjatë muajve të pranverës dhe verës. Këto dëmtime që quhen "lesions" ndodhin në zona të sistemit qendror nervor, dhe janë përgjegjës për shumicën e simptomaveve të sklerozës së shumëfishtë. Studimi gjithashtu tregoi se temperaturat e ngrohta ndikojnë në simptomat e sëmundjes. Skleroza e shumëfishtë është sëmundje auto-imune që ndikon në sistemin qendror nervor, Sëmundja quhet auto-imune kur sistemi mbrojtjës i një organizmi sulmon qelizat e veta. Skleroza e shumëfishtë prek rreth 1 në 1000 vetë në Amerikën e Veriut.
Studimi mbështet dëshmitë e mëparshme që kanë treguar se mjedisi ndikon në sklerozën e shumëfishtë. Autorët e studimit thonë se këto rezultate duhet t'i ndihmojnë mjekët për të kryer prova të tjera klinike që marrin parasysh edhe ndikimet e motit dhe ndryshimet stinore tek kjo sëmundje.
Gjilpërat kundër alergjisë dhe astma
Trajtimi i alergjisë me gjilpëra quhet imunoterapi. Rezultatet e një studimi të ri tregojnë se vaksina të tilla mund të jenë të efektshme edhe në trajtimin e astmës. Por studimi paralajmëron se tek disa pacientë ato mund të shkaktojnë efekte të rënda anësore.
Gjilpërat kundër alergjisë gjithmonë kanë shkatuar debate kur janë përdorur për trajtimin e astmës. Prandaj edhe studimi i kryer nga Libraria Cochrane duket se synon t'i japë fund këtyre debateve.
Çdo gjilpërë e alergjisë përmban një sasi të vogël substance të veçantë që shkakton reaksion tek një person alergjik.
Libraria Cochrane, qendër e njohur kërkimore, morri në shqyrtim rezultatet e 88 studimeve mbi këtë çështje ku ishin përfshirë rreth 4 mijë vetë.
Shkencëtarët zbuluan se gjilpërat kundër alergjisë mund të pakësojnë dukshëm simptomat e astmës dhe sasinë e barnava. Gjilpëra gjithashtu ndikon edhe në forcimin e mushkërive. Një pres studimeve tregonte se gjilpërat kundër alergjisë bënin të njëjtin efekt si edhe aparatet frymëmarrëse që përdorin personat me astmë. Por gjithashtu gjiilpërat shtonin rrezikun e efekteve anësore, duke filluar nga bllokim hundësh deri në reaksione fatale si goditje anaphylaktike. Sulmet astmatike mund të shkatohen nga alergjitë, polenet, tymi i duhanit ose ajri i ndotur. Sulmet astatike mund të shkatojnë edhe vdekje.
Barnat NSAID kundër dhimbjeve
Shumë njerëz që marrin ilaçe kundër dhimbjeve mund të mos jenë të vetëdijshëm se disa prej tyre shtojnë rrezikun për goditje në tru dhe probleme në zemër. Një grup barnash të njohur si N-S-A-I-D janë njohur prej kohësh si të rrezikëshme. Efektet e mundshme anësore i vërteton edhe një studim i kohëve të fundit.
Prova të reja kanë treguar se barna të ndryshme jo-steroidale kundër pezmatimeve të njohur gjithashtu si NSAIDS, mund të krijojnë rreziqe për sulm në zemër. Shkencëtarët në Danimarkë shqyrtuan të dhënat shëndetësore të mbi një milion pacientë që kishin marrë barna të grupit NSAID kundër dhimbjeve gjatë një periudhe 8 vjeçare. Të dhënat treguan se ilaçi Voltaren kishte shtuar 91 përqind rrezikun për goditje në zemër ose në tru, ilaçi Ibuprofen e shtonte këtë rrezik 21 përqind, ndërsa barnat Naproxen ose Aleve nuk shkaktonin ndonjë shtim të këtij rreziku. Që nga viti 2005, të gjitha ilaçet NSAID përmbajnë në etiketën e tyre paralajmërimin mbi shtimin e mundshëm të rreziqeve për sëmundje kardio-vaskulare. Studimi i fundit sjell informacione të rëndësishme në lidhje me rreziqet e mundshme në zemër mes individëve të shëndetshëm.