Një sasi prej 200 kilogram kokainë dyshohet të jetë kapur sot në Gjirokastër pas një operacioni të prokurorisë së krimeve të Rënda e policisë shqiptare në bashkëpunim me agjenci të vendeve europiane.
Kokaina mendohet të jetë përzierë me një ngarkesë vaji palmash e ndodhur në një kontenier por sasia e saj, nëse vërtetohet, është më e madhja e zbulur ndonjëherë në Shqipëri.
Sipas burimeve zyrtare origjina e lëndës narkotike mendohet të jetë Kolumbia. Në territorin shqiptar kamioni me ngarkesën ka hyrë nga Maqedonia.
Paraprakisht flitet për të paktën katër të arrestuar.