Kosova dhe Serbia do të rifillojnë nesër në Bruksel bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilat qenë ndërprerë në muajin korrik. Delegacionet e të dyja palëve janë pajtuar të vazhdojnë debatet për disa çështje në mesin e të cilave edhe atë të vulave doganore të Kosovës, mospranimi i të cilave nga ana e Serbisë u bë shkas për ndërprerjen e bisedimeve. Rifillimi i tyre po ndodhë nën hijen e zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës.