Arrihet marrëveshja për patrulla të përbashkëta të kufirit Maqedoni-Kosovë

  • Isak Ramadani

Arrihet marrëveshja për patrulla të përbashkëta të kufirit Maqedoni-Kosovë

Ministrat e Rendit të Kosovës dhe Maqedonisë, Bajram Rexhepi dhe Gordana Jankullovska nënshkruan sot në Shkup një marrëveshje për formimin e patrullave të përbashkëta për kontrollin e kufirit midis dy vendeve. Dy ministrat vlerësojnë se me këtë akt do të mundësohej thjeshtësimi i procedurave për menaxhimin e përbashkët të kufirit në aspektin e shtimit të sigurisë dhe besimit midis shërbimeve nga të dy vendet dhe midis dy popujve. Qytetarët e të dy vendeve presin që brenda një të ardhmeje të afërt të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime në shtetin përkatës.