Ambasadorët e SHBA, BE e OSBE: Rezultati i Tiranës të dalë së shpejti

  • Armand Mero

Ambasadorët e SHBA, BE e OSBE: Rezultati i Tiranës të dalë së shpejti

Lidhur me situatën e krijuar rreth rezultatit të Tiranës, tre ambasadorët e përfaqësive më të rëndësishme diplomatike në Shqipëri, ai i Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian dhe Osbe-së, deklaruan sot se “është thelbësore që rezultati të shpallet me shpejtësi”. Ata i bënë thirrje palëve që “të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë procesin demokratik”. Më pas ambasadorët patën takime me kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetarin e opozitës njëkohësisht kandidati për kryetar të bashkisë së Tiranës Edi Rama. Kryeministri është shprehur se “cdo votë do të vlerësohet e numërohet me saktësi”, ndërsa përpara mediave zoti Rama tha se “askush nuk mund të vjedhë forcërisht” fitoren e tij në kryeqytet.