Presidenti Obama përshëndet demokracinë dhe përparimin social në Brazil

  • Dan Robinson

Presidenti Obama përshëndet demokracinë dhe përparimin social në Brazil

Duke iu afruar fundit të vizitës së tij dy ditore në Brazil, presidenti Barak Obama ka folur rreth vlerave që ai thotë i bashkojnë popujt e demokracive më të mëdha të kësaj hemisfere, dhe pëpjekjet e popujve për ndryshime në mbarë botën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Dan Robinson njofton nga Rio De Zhaniero.

Pas ditës së parë të vizitës ku ai u fokusua në zgjërimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare mes SHBA dhe Brazilit, presidenti dhe familja e tij gjetën kohë për të vizituar disa nga pikat kryesore turistike në Rio De Zhaniero.

Por një nga ndalesat e tij ishte një vizit në një nga lagjet e varfëra që njihet me emrin City of God, ku gjithashtu dha një mesazh se përfshirja e njërëzve nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe të gjitha racat forconë demokracinë dhe i jep shtytje zhvillimit dhe përparimit ekonomik.

Presidenti Obama, bashkshortja e tij Mishell, dhe vajzat e tij ndoqën disa shfaqje të arteve luftarake, luajtën futboll me fëmijët, dhe pozuan para fotografuesve.

Vizita e presidentit Obama vazhdoi me një fjalim në Teatrin Komunal të Rios ku tha se shpresa po kthehet në vendet ku më parë ka dominuar frika dhe uroi Brazilin për suksesin e arritur në nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria përmes programeve të reja të sigurisë dhe programeve sociale.

Brazili, tha presidenti Obama, ka kaluar nga një vend diktatorial në një vend ku lulëzon demokracia dhe në këtë mënyrë ka frymëzuar botën.

“Për një kohë të gjatë, Brazili ishte një vend me potencial të madh por i ndalur nga politika, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Për një kohë të gjatë, ju jeni quajtur vendi i të ardhmes, u është thënë të prisni për një ditë më të mirë që gjithmonë ishte afër jush. Miq të mij, ajo ditë më në fund ka arritur këtu. Dhe ky nuk është më vend i të ardhmes. Populli i Brazilit duhet ta kuptoj se e ardhmja ka arritur në pragun e tyre dhe duhet ta shfrytëzoni atë.”

Presidenti Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Brazili kanë histori të njejta, si ish koloni që kanë mirëpritur valë emigrantësh, që me kalimin e kohës kanë pastruar njollën e skllavërisë, me një luftë të ngjashme për barazi për njerëzit e të gjitha racave dhe origjinave.

Duke iu referuar përpjekjeve të popujve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore për të fituar të drejtat e tyre, presidenti ka thënë se pavarësisht nga opinionet e ndryshme, amerikanët dhe brazilianët gjithashtu ndajnë të njetat aspirata.

“Ne të gjithë duam të jemi të lirë. Dëshirojmë që zëri ynë të dëgjohet. Duam të jetojmë pa frikë ose diskriminim. Duam të zgjedhim se si do të qeverisemi dhe duam t’i japim formë ardhmërisë sonë. Këto nuk janë vetëm ideale amerikane, braziliane ose përëndimore. Këto janë të drejta universale dhe duhet t’i mbështetesim ato gjithandej.”

Pas Brazilit, presidenti Obama do të ndalojë në Kili, ku do të takohet me presidentin e vendit Sebastian Pinera.

Drejtori i lartë i Këshillit Kombëtar për Çështjet e Hemisferës Përëndimore Daniel Restrepo thotë se si Brazili, Kili është një shembull tjetër i tranzicionit të suksesshëm demokratik dhe përparimit ekonomik.

“Një vend që po ashtu ka patur një tranzicion demokratik të suskesshëm gjatë 20 viteve të kaluara, i cili ka shfrytëzuar lidhjet e tij globale, ekonomike, tregëtare, për të nxjerrë njerëzit nga varfëria dhe për të konsoliduar e demokracinë e vet.”

Dy presidentët do të diskutojnë çështjet e bashkëpunimit në përgjigjen ndaj katastrofave natyrore, fushë në të cilën Kili ka zhvilluar ekspertizë të mirë për shkak të tërmeteve të shpeshta dhe cunamit të vitit të kaluar. Ata gjithashtu do të bisedojnë edhe për rolin e Kilit në trajnimet gjyqësore dhe trajnimin e policiës në Amerikën Latine.