Fushata për zgjedhjet lokale në Greqi po njeh pjesëmarrjen edhe të disa kandidatëve nga komuniteti i emigrantëve shqiptarë. Megjithëse në votimet e nëntorit pritet një pjesëmarrje e ulët e emigrantëve, shqiptarët synojnë në këto zgjedhje ku kanë për herë të parë të drejtën e votës të hyjnë si anëtarë në këshillat bashkiakë.
Korrespondenti ynë, Raimond Kola, përgatiti kronikën.