Marina izraelite bllokon anijen me ndihma të nisur për në Gazë

  • Zëri Amerikës

Marina izraelite bllokon anijen me ndihma të nisur për në Gazë

Marina izraelite ka ndaluar një anije me veprimtarë hebraikë që përpiqej të dërgonte ndihma në Gazë.

Organizatorët e udhëtimit thonë se forcat e marinës hipën në anijen e tyre disa kilometra larg bregdetit të Gazës dhe i detyruan ata të shkonin në portin jugor Ashdod të Izraelit. Nuk ka pasur njoftime për dhunë.

Anija britanike Ajrin u nis nga Qiproja të dielën me nëntë pasagjerë dhe ekuipazhin. Pjesëtarë të grupit britanik Hebraikët për Drejtësi për Palestinezët e kishin organizuar udhëtimin për të dërguar furnizime mjekësore dhe ndihma në rajon.

Në maj, Izraeli u dënua nga komuniteti ndërkombëtar pasi nëntë veprimtarë pro-palestinezë u vranë kur komandot izraelite hipën në një anije që shkonte për në Gazë.