Franca thotë se nuk ka marrë kërkesa nga krahu afrikano-verior i al-Kaidës për lirimin e shtatë pengjeve, përfshirë pesë qytetarë francezë.
Televizioni al-Arabija njoftoi dje se pengmarrësit po kërkojnë që Franca të heqë masën ndaluese për perçet në këmbim të lirimit të pengjeve.
Por një zyrtar në zyrën e Presidentit francez Nikola Sarkozi tha sot se nuk ka mesazhe dhe as kërkesa nga grupi, i njohur si al-Kaida në Magrebin Islamik.
Franca miratoi së fundmi një ligj që ndalon mbajtjen e perçes në publik, përveç objekteve të besimit.
Al-Arabija tha se rrëmbyesit po kërkojnë gjithashtu lirimin e disa të burgosurve që mbahen në Francë dhe 9.7 milionë dollarë.