Bosnje: Avokatja për krime lufte mohon fajësinë për dhënie ryshfeti

  • Zëri Amerikës

Bosnje: Avokatja për krime lufte mohon fajësinë për dhënie ryshfeti

Një ish anëtare e ekipit mbrojtës të një serbi të Bosnjes, i cili është gjetur fajtor për vrasje masive nga një gjykatë për krime lufte, nuk pranoi fajësinë nën akuzat se u dha ryshfete 3 dëshmitarëve në këmbim të dëshmive false.

Jelena Rasiç, doli sot për herë të parë para Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

Prokurorët e akuzojnë zonjën Rasiç se i pagoi secilit dëshmitar rreth 1 mijë e 300 dollarë për të dhënë dëshmi false në çështjen kundër Milan Lukiçit, i cili u dënua vjet me burgim të përjetshëm për vrasjen e dhjetra myslimanëve gjatë luftës së Bosnjes në periudhën 1992-1995.

Dëshmitë e rreme do ta paraqisnin të pandehurin Lukiç si të pafajshëm ndaj akuzave për krime lufte. Zonja Rasiç mund të dënohet me 7 vjet burg nëse gjehet fajtore.