Shkodër: Po punohet për riaftësimin e sistemit mbrojtës nga përmbytjet

  • Pëllumb Sulo

Shkodër: Po punohet për riaftësimin e sistemit mbrojtës nga përmbytjet

Në zonën fushore të Nënshkodrës, e cila në fillim të vitit u dëmtua nga përmbytje masive, prej disa javësh ka nisur puna për riaftësimin e sistemit mbrojtes, përfshirë argjinaturat dhe kanalet kulluese. Megjithëse punimet duken se kanë nisur me vonesë, autoritetet vendore pohojnë se investimet që po realizohen, do të mundësojnë mbrojtjen e zonës fushore gjatë periudhës dimërore.