Shqipëri: Nismë për zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbra

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Nisma "Krijo oksigjenin tënd, mbill 5 pemë" po shtrihet edhe në Veri të Shqipërisë, ku gjenden sipërfaqet më të mëdha pyjore, të cilat pësuan dëmtime të shumta pas vitit 1991 për shkak të keqmenaxhimit, prerjeve të paligjshme dhe djegieve masive. Rreth 5 mijë pemë u mbollën ditët e fundit, kryesisht në zonat e mbrojtura në Pukë dhe Malësi të Madhe, nismë ku janë përfshirë administratat vendore, shkollat dhe komuniteti. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte në Malësi të Madhe ku përgatiti kronikën.