Në Shqipëri Ministri i Financave Ridvan Bode njoftoi sot se është mbyllur me sukses operacioni i emetimit të eurobondit ë parë nga qeveria shqiptare dhe se ai është i një prerjeje prej 300 milion dollarësh me një interes prej 7.5 përqind.
Ministri i Financave e cilësoi operacionin e emetimit të eurobondit si mjaft të suksesshëm edhe për shkak të interesit i cili është një pikë përqindje me i ulët se kufiri maksimal i autorizuar.
Sipas tij kjo tregon besueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe vlerësimet e tregjeve ndërkombëtare për të, duke kujtuar se dy vendet e tjera fqinje, Maqedonia dhe Mali i zi ditët e fundit kanë emetuar eurobonde me interesa më të larta. Shqipëria do të duhet të shlyejë shumën prej 300 milion eurosh Brenda 5 vitesh.