Moti i keq izolon 50 mijë familje në veri të Shqipërisë

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Rreth 50 mijë familje janë izoluar gjatë ditës së sotme në Veri të Shqipërisë për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës, që vazhdojnë pa ndërprerje prej më shumë se 20 orësh. Po punohet për të mbajtur të hapura rrugët kombetare që shkojnë drejt qendrave te banuara në Veri të Shqipërisë. Ndërkohë, një pjesë e madhe e rrugëve malore që lidhin fshatrat janë bllokuar nga dëbora dhe zyrtarët vendorë po kërkojnë mbështetje me mjete nga qeveria. Korrespondenti I Zërit të Anerikës, Pëllumb Sulo, pergatiti kroniken:

Your browser doesn’t support HTML5

50 mijë familje izolohen nga dëbora në veri të Shqipërisë