Zvicër: Arrestohet një i dyshuar për transaksione të paligjshme financiare

  • Zëri Amerikës

Zvicër: Arrestohet një i dyshuar për transaksione të paligjshme financiare

Policia në Londër thotë se ka arrestuar një burrë të akuzuar për një skemë transkasionesh këmbimi, e cila thuhet si i ka kushtuar bankës zvicerane UBS rreth 2 miliardë dollarë. Policia thotë se personi i akuzuar u ndalua sot, nën dyshimet se ka abuzuar me pozitën e tij për të kryer fallsifikime.

Banka UBS bëri të njohur po sot, se transaksionet që mendohet se ai ka kryer mund të shkaktojnë humbje të përgjithshme në tremujorin e tretë të këtij viti. Hetimet lidhur me këtë rast vazhdojnë. Banka zvicerane ka punonjës edhe në Shtetet e Bashkuara.