71 të vrarë nga dy shpërthime bombash në një xhami në Pakistan

  • Zëri Amerikës

71 të vrarë nga dy shpërthime bombash në një xhami në Pakistan

Zyrtarët pakistanezë thanë se dy bomba të vendosura nëpër xhami shkaktuan vdekjen e të paktën 71 vetave në veriperëndim të Pakistanit.

Në sulmin e parë autoritetet thanë se një vetëvrasës kreu sulmin gjatë faljes së të premtes në qytetin Dara Adam Kel në provincën Kiber Pak-tunka. Të paktën 66 veta u vranë, përfshirë fëmijë. Dëshmitarët thonë se xhamia u shemb duke bllokuar njerëzit nën rrënoja. Zyrtarët thonë se numri i të vrarëve mund të rritet. Rreth 80 veta u plagosën dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Disa orë më vonë, policia tha se një sulm i dytë në një xhami të Pakistanit perëndimor vrau të paktën pesë veta dhe plagosi më shumë se 21 të tjerë. Policia tha se në xhami u hodhën granada gjatë flajes së të premtes në rrethinat e qytetin Peshavar.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë deri tani. Megjithatë, zyrtarët lokalë fajësuan Talebanin, për të cilin thonë se ka vënë në shenjestër krerët fisnorë që kishin folur kundër grupit militant.