Ngrihen akuzat kundër rreshterit amerikan Robert Bejlls

  • Zëri Amerikës

Sot u ngritën 17 akuza për vrasje ndaj ushtarit amerikan Robert Bales, për masakrën ndaj civilëve afghanë në dy fshatra të provincës Kandahar.

Mbi rreshterin Bales u ngritën gjithashtu gjashtë akuza për tentativë vrasjeje për ngjarjet e 11 marsit.

Bales, një veteran që kishte shërbyer 11 vjet në ushtri, po mbahet në një burg ushtarak në Fort Leavenworth në shtetin e Kansasit. Ai akuzohet se kishte ikur nga pozicioni i tij ushtarak në Afganistan në errësirë dhe kishte vrarë nëntë fëmijë dhe tetë të rritur.

Të afërm të viktimave thanë sot se duan që gjyqi i ushtarit amerikan të mbahet në Afganistan.

Ai mund të përballet me dënim me vdekje. Ushtria amerikane nuk ka ekzekutuar një anëtar të saj që prej pesë dekadash.