"Social Network" një histori klasike amerikane për ambicjen, egoizmin dhe suksesin

  • Zëri Amerikës

"Social Network" një histori klasike amerikane për ambicjen, egoizmin dhe suksesin

Ndonëse është një film që flet për teknologjinë e lartë, filmi “The social network” është fabula klasike për ambicjen, egozimin dhe dëshirën për të spikatur.

Regjisori David Finçer dhe skenaristi Aron Sorkin kanë krijuar historinë e studentit 19 vjeçar të Harvardit Mark Zakerberk(interpretuar nga Xhesi Asenberg), i cili është krijuesi i rrjetit popullor në internet Facebook. Ideja për të krijuar një rrjet social erdhi një mbrëmje të viti 2003, ku ai kuptoi se duhej një rrjet ku njerëzit të shkëmbenin detajet dhe informacione mes tyre përmes komunikimit virtul.

Regjisori Finçer është bazuar në historinë e vërtetë të Zakerbergut, por ka shtuar dhe elementë të tjerë për të dhënë personazhin e filmit, i cili përballet me famën e krijimit të një rrjeti social, por dhe me dy çështje gjyqësore të ngritura ndaj tij për vjedhje të idesë fillestare të krijimit të këtij rrejti social në internet.

Filmi fillon të shfaqet të premten në kinematë amerikane dhe kanadeze.