SHBA: Një kompani private lëshon për herë të parë një sondë në hapësirë

  • Zëri Amerikës

SHBA: Një kompani private lëshon për herë të parë një sondë në hapësirë

Një kompani private amerikane lëshoi të mërkurën sondën e parë në hapësirë. Prova shënon një hap të rëndësishëm për të ardhmen e fluturimeve, ndërsa agjencia amerikane e hapësirës NASA, po e nxjerr jashtë qarkullimit flotiljen e tanishme të anijeve për vajtje ardhje në hapësirë.

Kapsula u lëshua të mërkurën paradite nga qendra e fluturimeve në Kepin Kanaveral në Florida. Ky është lëshimi i parë në kuadër të programit të NASA-s për të transportuar furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës përmes kompanive private. Fluturimi i anijeve të NASA-s pritet të ndërpritet vitin e ardhshëm.

Kapsula nuk do të shkojë deri në stacionin ndërkombëtar. Ajo pritet të përshkojë dy herë orbitën rreth Tokës dhe më pas të bjerë në oqeanin Paqësor. Prova e re historike e fluturimit, përbën herën e parë që një objekt i prodhuar nga një firma private do të rihyjë në atmosferën e tokës, gjë që do të thotë që kapsula duhet të përballojë temperatura deri në 2 mijë gradë celsius.