Presidenti Obama emëron Piter Rous në postin e Shefit të Personelit të Shtëpisë së Bardhë

  • Zëri Amerikës

Presidenti Obama emëron Piter Rous në postin e Shefit të Personelit të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Barak Obama emëroi një këshilltar të ngushtë, i njohur për aftësitë e tij për të zgjidhur probleme si shefin e përkohshëm të personelit të Shtëpisë së Bardhë. Zoti Obama emëroi sot 64 vjeçarin Piter Rous në këtë post me influencë, pasi njoftoi dorëheqjen e Shefit të tij të Personelit, Ram Emanuel. Zoti Obama e përshkroi zotin Emanuel si një udhëheqës të pakrahasueshëm i cili ndihmoi në zbatimin e axhendës së presidentit ndërsa administrata e tij drejtoi dy luftra, krizën ekonomike, reformën e kujdesit shëndetësor dhe çështje të tjera të vështira. Presidenti vlerësoi zotin Rous si një “këshilltar të zgjuar dhe të zotë”.

Ikja e Rahm Emanuelit nuk ishte një zhvillim i papritur. Ambicja e tij për postin e Kryetarit të Bashkisë së Çikagos ishte e njohur.

“Do të doja që një ditë të konkurroja për postin e Kryetarit të Bashkisë së Çikagos. Kjo gjithmonë ka qenë shpresa ime edhe kur isha në Dhomën e Përfaqësuesve”, kishte thënë Emanuel në prill.

Pasi kryetari i Bashkisë Riçard Delji deklaroi se nuk do të kandidonte për t’u rizgjedhur, demokratët e Çikagos filluan përpjekjet për të gjetur një person që ta zëvendësonte atë. Presioni ishte shtuar nga Emanuelin madje edhe nga Presidenti Obama.

“Mendoj se Rahm duhet ta marrë vendimin me shpejtësi, pasi të kandidosh për kryetar Bashkie në Çikago është një detyrë e vështirë”.

Emanuel hyri në Shtëpinë e Bardhë si një fuqi politike e vetëmjaftueshme. Ish- kongresmeni nga Ilinoi është veteran i administratës së ish-Presidentit Clinton dhe një aleat i Presidentit Obama që kur ishin të dy në Çikago. Kur filloi punën në Shtëpinë e Bardhë, në janar 2009, ai solli përvojën e Kongresit dhe besnikërinë e një miku për presidentin. Ai ndihmoi me përpjekjet për reformën e kujdesit shëndetësor, paketën për rimëkëmbjen dhe rregulloret financiare.

I njohur për temperamentin e tij gjaknxehtë, besnikërinë dhe vendosmërinë, Emanuel e fillonte punën çdo ditë para se të

Peter Rauz, personi që bëhet shef personeli përkohësisht, duke zëvendësuar Emanuelin ka qenë ndihmës i afërt i Presidentit prej vitesh dhe njihet si njeri që zgjidh problemet dhe ka një temperament të qetë.