Obama: T’i jepet fund përfitimit nga taksat për kompanitë që transferojnë vendet e punës jashtë

  • Kent Klain

Obama: T’i jepet fund përfitimit nga taksat për kompanitë që transferojnë vendet e punës jashtë

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Barak Obama, po i bën përsëri thirrje Kongresit t’i japë fund përfirimit nga taksat që u jep mundësi kompanive të krijojnë vende pune në vende të tjera. Korrespondenti i Zërit të Ameriës, Kent Klain na informon nga Shtëpia e Bardhë se në fjalimin e tij në radio dje, presidenti u përqendrua tek ekonomia, çështja kryesore në zgjedhjet e ardhëshme.

Ndërkohë që papunësia në Shtetet e Bashkuara ka kapur 9.5 përqind dhe kur demokratët pritet të kenë humbje të mëdha në zgjedhjet e kongresit në nëntor, Presidenti Obama po bën fushatë për ligje të reja taksash, për të cilat ai thotë se do të ndihmojnë në mbajtjen e vendeve të punës brenda vendit.

"Tani, një nga faktorët kryesorë në hapjen e vendeve të punës është të inkurajohen kompanitë të investojnë më shumë në Shtetet e Bashkuara. Por për vite me radhë, kodi ynë i taksave ka lejuar shkurtime prej miliarda dollarësh në taksat që të inkurajojnë kompanistë të hapin vende pune dhe të sjellin fitime për vende të tjera”.

Zoti Obama tha se shkurtimi i taksave duhet t’i ndihmojë kompanitë që hapin vende pune në Shtetet e Bashkuara dhe t’i mbajnë vendet ekzistuese të punës brenda vendit. Presidenti kërkon që të shkurtojë taksat për të gjitha bizneset që të mbulojnë koston e pajisjeve të reja që do të blejnë gjatë vitit të arshëm. Ai tha gjithashtu se synon të bëjë të përhershëm kredinë e taksave për kërkimet dhe eksperimentimet. Zoti Obama tha se këto ndryshime do të nxisin punësimin dhe do të ndihmojnë Shtetet e Bashkuara të konkurojnë më mirë në tregun botëror, veçanërisht në industritë në rritje si energjia e pastër.

"Kështu ne do të sigurojmë që novacionet dhe zbulimet amerikane të udhëheqin në shekullin e ardhshëm. Kështu ne do të punësojmë qytetarët tanë dhe do të udhëheqim ekonominë borërore. Pikërihst për këtë unë do të luftoj në muajt e ardhshëm”.

Në përgjigjen e Partisë Republikane, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Pensi nga Indiana, tha se ligjvënësit duhet të vazhdojnë politikën e shkurtimit të taksave të ish presidentit Xhorxh Bush për qytetarët privatë, politikë që demokratët e kundërshtojnë. Zoti Pensi i bëri thirrje Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve ta mbledhi përsëri Kongresin për të votuar menjëherë për këtë çështje.

"Begatia e popullit amerikan është me rëndësishme se sa fati politik i çdo politikani apo partie politike”.

Udhëheqësit demokratë në Kongres thonë se do ta trajtojnë çështjen e taksave pas zgjedhejve të 2 nëntorit. Sondazhet e opinionit tregojnë se republikanët kanë shanset të shënojnë fitore të mëdha në shumë gara për kongresin, ndërsa Presidenti Obama po bën intensivisht fushatë për të minimizuar humbjet e pritshme të dekokratëve. Javën e ardhëshme, ai do të bëjë fushatë për kandidatët demokratë në Mesaçusets, Ohajo, Uashington, Kaliforni dhe Minesota.