Turqia, e zhgënjyer nga komentet e Presidentit Obama për armenët

  • Zëri Amerikës

Turqia, e zhgënjyer nga komentet e Presidentit Obama për armenët

Turqia ka shprehur zhgënjim të thellë lidhur me komentet e Presidentit Barak Obama në nderim të viktimave të masakrës kundër armenëve nga turqit osmanë gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore.

Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme turke e lëshuar dje i cilëson komentet e zotit Obama “të njëanshme dhe shtrembërim i historisë”. Deklara thekson se fjalët e presidentit bazoheshin në politikat e brendshme amerikane dhe krijojnë vështirësi në procesin e ripajtimit mes turqve dhe armenëve.

Në komentet e së shtunës në nderim të viktimave, Presidenti Obama i cilëson zhvillimet e vitit 1915 si të tmerrshme dhe thotë se historia armene është dëshmi e triumfit mbi ata që u përpoqën ta shkatërrojnë këtë komb. Ai nuk përdori fjalën “gjenocid” që armenët këmbëngulin se përshkruan më saktë fushatën e vrasjeve kundër tyre.