Siri: Vazhdon dhuna; qeveria ende nuk ofron përgjigje ndaj propozimeve

  • Ardita Dunellari

SYRIA

Në Siri edhe sot vazhdoi dhuna ndërkohë që i dërguari i Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Anan, thotë se pret që qeveria e presidentit Bashar al-Assad t’i përgjigjet “propozimeve konkrete” që ai i paraqiti Damaskut, me synimin për zgjidhjen e krizës.

Ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara qëndroi në Siri për dy ditë gjatë fundjavës, ku zhvilloi bisedime me autoritetet, por pa gjetur zgjidhje. Ai foli sot pas një takimi në Ankara me anëtarët e Këshillit Kombëtar Sirian, që është grupi më i madh i opozitës në mërgim.

Po sot, organiztata Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se dezertorë të ushtrisë hapën zjarr në një pikë ushtarake kontrolli në provincën veriore të Idbilit, duke vrarë të paktën 10 ushtarë sirianë.