Shqipëria ishte vendi i fundit që 20 vjet më parë shembi regjimin komunist duke i hapur rrugën pluralizmit me themelimin e partisë demokratike, forcës së parë politike që lindi në vend. Të gjithë pranojnë se Shqipëria ka pësuar ndryshime të thella dhe ka realizuar një kapërcim të madh, porse ajo mund të kish përparuar më shpejt nëse tranzicioni i saj nuk do të ish shoqëruar me trauma që e vonuan në kohë. Po si i shohin këto zhvillime disa prej aktorëve të atyre ngjarjeve dhe figurave të njohura të jetës publike në Shqipëri:
Në ato ditë të vrullshme të dhjetorit 1990 që nisën me datë 8, Arjan Manahasa ishte ndër studentët më aktivë që u vunë në krye të asaj lëvizje që do të sillte pak ditë më pas shpalljen e pluralizimit dhe lindjen e partisë demokratike. Por angazhimi i tij në Shqipërinë që rrëzoi murin e komunizmit nuk do të zgjaste shumë, “jo për të dezertuar” dëshiron të saktësojë sot ai, “por për t’ju rithyer statusit të studentit”.
“Pas rënies së bustit dh shurajes në mënyrë simbolike të sisitemit komunistë, studentët e asaj kohe paraprirësite një revolucion popullor e përmbushëm detyrën e tyre dh ishte koha për ti dhënë hapsirë personave forcave dhe formave të ndryshme për të nisur ndërtimin e një sisitemi të ri”.
Arjani që në 1991 shkon në Itali për të vazhduar studimet për Arkitekturë e për t’u rithyer sërish në Shqipëri në vitin 2000 për të rinisur jetën dhe profesionin në vendin e tij, të cilin asnjëherë nuk kish menduar ta braktiste. Por detyrohet të përballet me zhgënjimin dhe ndryshe nga c’kishte menduar, nis një aktivitet privat që s’kish lidhje me arkitekturën
“Profesioni mbeti sekondar se gjeta përballë kërkesës time legjitime për të ushtruar këtë profesion një farë obskurantizmi dhe ana tjetër ishte një zgjedhje personale. Lluftë me mullinjtë e erës nuk kam patur kurrë dëshirë të bëj”.
Jo vetëm ai por kushdo që e ka jetuar atë periudhë nuk mund të harrojë parullën që shoqëroi ato javë dhe muaj por edhe më tej, e që tregonte dëshirën e një populli për të qenë njësoj si të tjerët, njësoj si Europa. Arjani thotë se sipas tij rruga e realizimit të kësaj endrre është në fillimet e veta
“Jam i zhgënjyer në një fakt që një endërr aq e bukur kishte mundësi reale për t’ju afruar realizmit të saj shumë më shpejt shumë më mirë dhe me trauma më të vogla”.
Ndoshta disa gjëra duheshin ndryshuar që në fillim, shprehet zoti Sabri Godo, një nga figurat e zhvillimeve të para pluraliste, politikan i vjetër që dallohet për mendimin e urtë dhe fjalën me peshë. Sipas tij, “ndonëse u shemb komunizmi dhe e kaluara sërish ngre kryet duke vepruar sic shpjegon ai në mënyrë të pavetëdijshme në ndërgjegjen tonë”
“Janë disa gjëra që duheshin ndryshuar që në fillim, ndërsa mbeten sic janë. Mjaft të shikosh strukturat e partive politike janë të njejtat ndërtime të patisë së punës, janë identike, ndryshojnë vetëm emrat e forumeve dhe derisa nuk arijnë të demokratizohen sic duhet partitë politike pastaj pengohet edhe transpaltimi i demokracisë në shoqërinë civile në tërësi”.
Por si kushdo edhe zoti Godo vlerëson se megjithatë Shqipëria ka patur një ecje të vrullshme. Eshtë sot një vend i transformuar e që ndoshta mund të kish ecur shumë më parpara nëse do të ishin shmangur zhvillime politike që sipas zotit Godo në disa raste kanë qenë dramatike dhe kërcënuese edhe për vetë ekzistencën e vendit.
“Mendimi im është se bëjmë më pak se cjanë mundësitë tona se harxhojmë më tepër kohë dhe energji në punë të padobishme duke i kriuar herë pas here edhe probleme të paqena vetes tonë”.
“Fakti që Shqipëria ishte guri i fundit i dominos komuniste nuk duhet harruar” shpjegon Remzi Lani, drejtor i Institutit të Medias, gjithashtu një nga aktorët e zhvillimeve të 20 viteve më parë e një njohës mjaft i mirë i realiteteve të tranzicionit ne vendet e ish bllokut komunist. Sipas tij ky fakt ka ushtruar influencën e vet në zhvillimet e mëpasshme
“Megjithatë, në një rrafsh krahasues, nëse bie fjala, Hungaria apo Bullgari është një vend ndryshe, Shqipëria është një vend tjetër pas 20 vitesh. Shqipëria mund të jetë mbrapa krahasuar me vendet e tjera qoftë edhe me fqinjët, por kapërcimi i Shqipërisë është më i madh, më i qenësishëm”.
Por edhe tranzicionin e saj Shqipëria e ka patur më kompleks e më të vështirë. “Vonesat historike që kanë shoqëruar historinë tonë - shprehet zoti Lani - nuk kanë munguar të shfaqen edhe gjatë tranzicionit” duke bërë sipas tij që Shqipëria të humbë vendin e saj të natyrshëm.
“Shqiperia duhet të ishte në një vend më Rumaninë e Bullgarinë. Shqipëria në fakt u gjend me vendet e ish Jugosllavisë të cilat kaluan një proces të shpërbërjes së një federate komuniste që nuk kishte të bënte aspak me Shqipërinë. Por duhet ta pranojmë se për shkak të ngjarjeve të 1997 ne e humbëm trenin, e humbëm momentin dhe u futëm në atë që konsiderohet ballkani perëndimor apo vendet e ish Jugosllavisë të cilat kohen e humbën për një arsye tjeër për shkak të konfliketeve të përgjakshme. Në këtë kuptim tranzicioni ynë ka qenë traumatik, por trauma që nuk na i kanë shkaktuar të tjerët, ja kemi shkaktuar vetes”.
Traumat kanë ngelur pas por problemet vazhdojnë shton zoti Lani.
“Shqipëria nuk është një vend me një problem, me një dilme të madhe sic është Maqedonia, Serbia Kosova, Bosnja deri dhe Mali i Zi që ka problemet e balancës ndër etnike. Shqipëria nuk ka një problem të madh, ka shumë probleme të vogla që janë të gjitha të menaxhueshme por që kërkojnë një klase politike më të përgjegjshme, me vizionare. Ne vazhdojmë të humbasim kohë dhe procesi i humbjes së kohës bën që në shume gjera ne te jemi të fundit”.
Dhe këtë kohë Shqipëria duket se po e humbet prej asaj që zoti Godo e përkufizon si një luftë vetëm për pushtet .
“Prej kohësh nuk ka më një luftë ideologjike, ka një luftë për pushtet. Ka një tejmbushje me politikën në këtë vend dhe kur kalon në pikën e ngopjes nis dhe ndryshimi dhe unë pres të ndodhin ndryshime se është një kërkesë e njerëzve që të mos vazhdojmë më kështu me grindje politike e duke i krijuar vetes probleme që të merremi vesh dhe me Europën sikundër ndodhi tani së fundmi edhe me Europën ku na refuzuan statusin e vendit kandidat”.
Por 20 vjet më pas, shqiptarët së paku derën e Europës hapur, ku vetëm pas një jave do të mund të lëvizin, si njerëz të lirë.