Në veri të Shqipërisë vetëm 19 komuna të bllokuara nga dëbora

  • Pëllumb Sulo
    Zëri Amerikës

Në veri të Shqipërisë vetëm 19 komuna të bllokuara nga dëbora

Gjatë ditës së sotme, në të gjithë zonën veriore të Shqipërisë janë ndërprerë rreshjet e dëborës, duke lehtësuar punën për hapjen e disa akseve kryesore rrugore, që ende janë pakalueshme. Tashmë, në qarqet, ku disa ditë më parë qeveria shqiptare shpalli situatën e fatkeqësisë natyrore, gjenden të bllokuara nga dëbora vetëm 19 komuna malore, nga 60 që ishin një javë më parë. Po sot, qeveria shqiptare bëri të ditur se, situata e emergjencës për shkak të fatkeqpësisë natyrore do të vazhdojë deri në zhbllokimin e plotë të rrugëve që lidhin fshatrat me njëri tjetrin.