Shqipëri: Debati mbi mandatin e deputetes socialiste Seseri

  • Armand Mero
    Zëri Amerikës

Në Shqipëri shumica dhe opozita vendosën të tërhiqen nga përplasjet mbi interpretimet ligjore mbi rastin e zëvendësimit të deputetes socialiste Rudina Seseri, për t’i hapur rrugë plotësimit të vendit të mbetur bosh. Këshilli i mandateve vendosi sot që t’i kërkojë parlamentit të njohë dorëheqjen e kandidatit në listën e partisë socialiste Gjon Bardhi e për pasojë t’i drejtohet Komisionit qëndror të Zgjedhjeve për emrin e radhës që do të zërë vendin e deputetes Seseri. Këshilli sugjeron që t’i kërkohet komisionit të reformës zgjedhore të përcaktojë qartë zgjidhjen në të ardhmen të situatave të tilla.