Kryeministri Berisha, takim me krerët e ushtrisë

  • Armand Mero

Kryeministri Berisha, takim me krerët e ushtrisë

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim në Ministrinë e Mbrojtjes me krerët më të lartë të ushtrisë shqiptare. Zoti Berisha ngriti sot akuza të reja sipas të cilave në manifestimet së premtes së kaluar opozita kishte anagazhuar grupe terroriste dhe se përfaqësuesit e saj kishin nxitur manifestuesit që të sulmonin godinën e qeverisë. Zoti Berisha tha se puçit kushtetues megjithatë do t’i pritej koka pa nevojën e ndërhyrjes së ushtrisë. Opozita reagoi menjëherë duke e quajtur të paprecedent implikimin e ushtrisë nga ana e kryeministrit.

http://www.youtube.com/embed/oQysZ5RWEaY