Shkodër: Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

  • Pëllumb Sulo
    Shkodër

Shkodër: Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Dita e sotme e Kurban Bajramit përkon edhe me 20 vjetorin e rifitimit të lirive fetare në Shqipëri. Në Shkodër, qytetin ku 20 vite më parë u rihapën institucionet fetare, sot besimtarët muslimanë festuan Kurban Bajramin dhe ditën e rifitimit të lirive fetare, pas një periudhe të gjatë të persekutimit komunist.