Intervistë më ndihmës-administratoren e USAID-it

Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë, Paige Alexandër, tha se programet e kësaj agjencie në Kosovë, mbeten të pandryshuara. Që nga viti 1999, USAID ka investuar në Kosovë me shumë se gjysmë miliardi dollarë, ndërsa për vitin e ardhshëm, Kosova do të jetë në vendin e tretë për nga ndihmat që do të përfitojë nga kjo agjenci. Zonja Alexandër e cila ndodhet për një vizitë në Kosovë, tha në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë Besim Abazi se Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojnë të mbështesin vendet e Ballkanit perëndimorë në synimet e tyre për integrime euroatlantike.