Pakistani gati të ndërmjetësojë negociatat Kabul-Taleban

  • Zëri Amerikës

Pakistani gati të ndërmjetësojë negociatat Kabul-Taleban

Pakistani tha se është gati të ndërmjetësojë negociatat midis qeverisë afgane dhe grupit Taleban për të nxitur paqen në rajon.

Ministri i Jashtëm pakistanez Shah Mehmood Quershi tha sot se përpjekjet e paqes duhet të jenë një nismë afgane dhe se Pakistani është i gatshëm të ndihmojë.

Islamabadi e ndihmoi grupin Taleban të vinte në pushtet në vitet ’90, por e dënoi këtë grup pas sulmit terrorist të vitit 2001 në Amerikë.

Disa zyrtarë amerikanë thonë se elementë nga shërbimi i zbulimit pakistanez i kanë mbajtur lidhjet me grupin Taleban.

Dje, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen tha se forca ndërkombëtare në Afganistan është gati të ofrojë ndihmë praktike për përpjekjet e pajtimit. Ai nuk dha hollësi të tjera, por shtoi se aleanca do ta vazhdojë trysninë ushtarake ndaj grupit Taleban.