Meksika qendrore nën kërcënimin e vullkanit Popocatepeti

  • Zëri Amerikës

Banorët në Meksikën qendrore janë në gatishmëri për shkak të rritjes së aktivitetit në vullkanin Popocatepetl.

Qendra Kombëtare për Parandalimin e Katastrofave thotë një kubeja e lavës brenda vullkanit prej 5450 metrash ka qenë në rritje për disa ditë, dhe prodhoi një re të madhe të avullit dhe hirit mbi zonën përreth të martën.Qendra ka lëshuar një paralajmërim në nivelin më të lartë.

Vullkan Popocatepetl, i njohur nga vendasit si "El Popo," ndodhet rreth 60 kilometra në juglindje të kryeqytetit Mexico City. Ai ka qenë duke emetuar tym dhe hi vullkanik që nga viti 1994, me një shpërthim të dhunshëm në vitin 2000, që detyroi evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve që jetojnë përgjatë zonës.